Shefi i ekzekutivit kosovar, Avdullah Hoti thotë se numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë ka filluar të bie, e që për këtë u zotua se ka pasur rritje të efiktivitetit të masave.
Kryeministri Hoti tha se luftimi i pandemisë mbetet prioritet për qeverinë që ai udhëheq. Ai u zotua se kanë filluar përgatitjet që të sigurojnë edhe 100 mijë teste serologjike, në rast se do të ketë valë të dytë të përhapjes së pandemisë Covid-19.
“Me gjasë po fillojmë një valë të dytë të pandemisa. Vlerësimet e ekspertëve shëndetësore thonë se mbyllja e tërësishme e njerëzve e ka parandaluar përhapjen e Covidit në mënyrë artificiale. Ne po bëhemi gati për numër shumë të madh të testimeve serologjike dhe virologjike”, ka thënë Hoti.
Ai tha se sapo të miratohet buxheti në Kuvendin e Kosovës do të procedohen edhe masat tjera të pakos fiskale dhe do të kompletohen pagesat.
“Ne presim që nëse nuk thellohet pandemia do të përmbyllim vitin me 2.3 rënie të ekonomisë në vend… ne presim që këtë vit dhe të ardhshmin të mobilizojmë 1.2 miliardë euro fonde”, ka shtuar Hoti.