Hoti: Kosova do furnizohet me gaz nga Maqedonia e Veriut

Kryeministri i Kosovës, Abdulla Hoti, deklaroi se në takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka thënë se kanë ra dakord që dy vendet të lëvizin para në realizimin e projekteve që janë në interes të dy vendeve, raporton SHENJA.

“E mirëpres shumë idenë që të shkojmë drejt ndërtimit të pikës së përbashkët të kalimit kufitar, one stop shop, pastaj lidhjen e Prishtinës me gazin këtu në Shkup, me mbështetje të partnerëve tanë ndërkombëtarë që do ta transformojë komplet regjionin dhe më gjërë sa i përket furnizimit me energji dhe stabilitetit të mbarë regjionit. Më vjen mirë që dëgjoj se keni avancuar me procedurat sa i përket ndërtimit të autostradës nga Shkupi në kufi. Ne e kemi përfunduar pjesën tonë dhe besoj që duke avancuar edhe me ndërtimin e pikës së përbashkët të kalimit kufitar ne e lidhim Prishtinën me Shkupin në më pak se një orë realisht të lëvizjes. Mvjen gjithashtu mirë që ka gadishmëri të plotë nga ana juaj që të shqyrtojmë mundësinë e studimit të fizibilitetit për ndërtimin e autostradës Tetovë-Prizren, sigurisht specifikat që ka regjioni atje, por duhet ti marrim parasysh ato”, ka deklaruar Hoti. /SHENJA/