Hoti ia “kthen shpinën” Trumpit, uron fitoren e Bajdenit

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka uruar presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Hoti thotë se me fitoren e Biden mirëpret fuqizimin e miqësisë së përhershme me SHBA-të dhe vazhdimim e bashkëpunimit, në emër të dy popujve, njofton Klan Kosova

“Në emër të Qeverisë se Republikës së Kosovës, i percjelli urimet më të përzemërta Presidentit të zgjedhur, Joe Biden dhe Zëvendës Presidentes, Kamala Harris, për fitore në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Mirëpres fuqizimin e miqësisë tonë të përhershme me SHBA-të dhe vazhdimim e bashkëpunimit, në emër të dy popujve, në shërbim të vlerave të perbashkëta. 🇽🇰🤝🇺🇲” është shprehur Hoti.