Hoti: Do t’i mbaj të gjitha palët plotësisht të informuara për dialogun

Pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, deklaroi se diskutuan në lidhje me aktivitetet që do t’i ndërmarrin për ta menaxhuar situatën me Covid-19 dhe në lidhje me procesin e dialogut me Serbinë.

“Me presidentin i diskutuam temat e interesit nacional. Diskutuam gjerësisht or aktivitetet që po i ndërmarrim si Qeveri për ta menaxhuar situatën me Covid-19, për përfshirjen e krejt ekspertëve vendorë që i kemi në këtë proces, por edhe ekspertizën ndërkombëtare përmes OBSH-së, Komisioni Evropian dhe partnerëve që ndihmojnë, etj. Për strategjinë që jemi duke e ndërtuar për t’u përballur me këtë situatë në periudhë pak më afatgjate”.

“Diskutuam gjerësisht edhe për aktivitete që po i ndërmarrim edhe për të ndihmuar ekonominë dhe sektorin privat nëpër situatën që po kalojmë”.

“Më vjen mire qe Kuvendi dje i ka miratuar marrëveshjet ndërkombëtare që janë pjesë e programit tonë për rimëkëmbje ekonomike. Unë pres që në ditët e ardhshme Kuvendi të miratojë edhe rishikimin e buxhetit e edhe ligjin për rimëkëmbjen ekonomike që tanimë e kemi dorëzuar në Kuvend”.

“Unë do të kem diskutime të ngushta me të gjitha partitë politike pa përjashtim, për të marr propozimin e tyre për ligjin për rimëkëmbjen ekonomike sepse është vërtetë ligj i rëndësisë nacionale dhe unë pres dhe kërkoj me mirëkuptim që deputetët e grupit parlamentar që t’i kryejmë edhe këto dy punë që është rishikimi i buxhetit dhe ligji për rimëkëmbjen ekonomike, përpara se Kuvendi të shkojë në pushim”.

“Tema tjetër që e diskutuam me presidentin është dialogu me Serbinë, të cilin e informova për veprimet që i kemi marr deri më tash dhe aktivitetet që kane ndodhur deri më tani”.

“Sot do të raportoj edhe në Kuvend ne detaje për zhvillimin procesit”.

“E falënderoj presidentin për mirëkuptimin që e ka pasur për koordinatorin shtetëror për dialog. Është person që ka përvojë të madhe në procese të ndryshme të shtetndërtimit të Kosovës. Ai flet në emër timin në proces të dialogut. Do të kujdesemi të gjithë së bashku që dialogu në asnjë moment dialogu të mos rrëshkasë në nivel teknik, por ta mbajmë të fokusuar në objektivin tonë kryesor që është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve”.

“Gjatë gjithë procesit do të jem plotësisht transparent për të siguruar një gjithëpërfshirje sepse ky është ndoshta procesi më i rëndësishëm pas shpalljes së pavarësisë për të përmbyllur një marrëveshje finale me Serbinë, që është një interes i të dyja vendeve. Por edhe në interes të paqes e stabilitetit në rajon edhe më gjerë”.

“Mendoj që është një momentum shumë i mirë sepse kemi vëmendjen e BË-së, Gjermanisë e Francës në veçanti, por edhe të shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mbes me shpresë që në muajt e ardhshëm ta përmbyllim këtë proces me sukses”.

“Nuk është proces që kryhet nga një person i vetëm dhe prapa perdeve. Nuk ka asgjë që nuk duhet ta dijë publiku ose qytetarët. Fokusi jonë është marrëveshja përfundimtare me njohje reciproke”.

“Do t’i mbaj të gjitha palët plotësisht të informuara për dialogun”, u shpreh Hoti para gazetarëve.