Hong Kongu ka ndaluar apartamente më të vogla se 8 metra katrorë, të njohura më mirësi “shtëpitë arkivol”.
Autoritetet kanë miratuar një ligj për të eliminuar gradualisht këto njësi banimi tepër të vogla, raporton bloomberg.
Qindra mijëra njerëz në Hong Kong jetojnë në apartamente të ndara në dhoma të ngushta.
Kushtet shpeshherë janë të mjerueshme: në disa raste, tualeti ndodhet ngjitur me zonën e kuzhinës, ose mungon krejtësisht.
Të ashtuquajturat “shtëpi arkivol” janë bërë veçanërisht famëkeqe – hapësira që ndryshojnë nga 1.4 deri në 1.7 metra katrorë, mjaftueshëm vetëm për të shtrirë trupin dhe për të ruajtur disa sende personale.
Ndryshe, migrantët, punëtorët, studentët dhe të rinjtë profesionistë janë ata që zakonisht jetojnë në këto kushte të zymta.