Një person ka humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur, për shkak se një tren pasagjerësh doli nga shinat në Holandë, raportojnë mediat lokale. Personali i shpëtimit ka arritur të evakuoi pasagjerët, pasi për shkak të përplasjes treni u përfshi nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Voorschoten, një fshat midis Hagës dhe Amsterdamit. Rreth 60 persona ka qenë në tren, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit.
Në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet e urgjencës, ambulancat dhe një helikopter i traumës, ndërsa trenat për dhe nga Leiden u pezulluan.
“Dëgjuam një zhurmë të fortë dhe papritmas dritat u fikën. Fillimisht nuk mundëm të dilnim nga treni sepse nuk kishte energji elektrike” u tha një pasagjer gazetarëve lokalë nga lajmet e televizionit Omroep West.




