Holandë – Çeki, formacionet e mundshme

Kombëtarja e Holandës dhe ajo e Çekisë do të përballen sot në kuadër të fazës 1/16 të “Euro 2020” nga ora 18:00, raporton lajmi.net.

Holanda arriti te kjo ndeshje pasi e mbylli Grupin C në vendin e parë me rekord perfekt, 3 ndeshje, 3 fitore dhe nëntë pikë të grumbulluara.

Çekia e mbylli fazën e grupeve në pozitën e tretë në Grupin D, me katër pikë.

Holanda llogaritet favorit në këtë ndeshje, duke marrë parasysh cilësin dhe kualitetin e futbollistëvë që ka, në anën tjetër çekët synojnë të shkaktojnë befasi sot.

Kujtojmë që fituesi i kësaj ndeshje do të takohet në çerekfinale me Danimarkën.

Formacioni i mundshëm i Holandës:

Stekelenburg; De Vrij, Blind, De Ligt; Dumfries, De Jong, De Roon, Van Aanholt; Wijnaldum; Depay, Weghorst

Formacioni i mundshëm i Çekisë:

Vaclik; Coufal, Celustka, Kalas, Mateju; Holes, Soucek; Masopust, Darida, Jankto; Schick.