Historiani Qerim Lita: Në kohën e komunizmit interesin shqiptar e mbronin mësuesit dhe hoxhallarët, jo politikanët

“Intelektualët e kohës ishin ata të vetmit të cilët e mbronin interesen shqiptar. Nuk ishin politikanët shqiptar. Politikanët shqiptarë kanë qenë vegla të pushtetit edhe kanë qenë mbeturinat sidomos të viteve 50-ta, 40-ta edhe 60-ta deri në ramjen e Rankoviqit. Shqipfolësit që janë marrë me politikë kanë qenë vegla të zgjatura të pushtetit të atëhershëm që kanë qenë.

Nuk kanë qenë ns shërbim të shqiptarëve por kanë qenë në kundër interest të shqiptarëve. U ngela borxh intelektualëve të kohë sidomos mësuesve, hoxhallarëve para se hoxhallarë të cilët bënë çmos që trungun kombëtar dhe fetar në këto vise madje shumë prej tyre sipas disa burimeve nga viti 1951 deri në vitin 1955 nga këta treva u zbuluan 4 organizata politike dhe u arre*stuan mbi 150 shqiptarë shumica prej tyre ishin mësues dhe hoxhallarë”, ka deklaruar historiani Qerim Lita në emisionin “Enter”.