“Historia moderne e Meghan dhe Harry”, familja mbretërore e lënduar

Lajmi se Harry dhe Meghan do të qëndrojnë jashtë familjes mbretërore ka qenë i papritur për familjen mbretëore.

Asnjëri nga çifti nuk e ka konsultuar më parë këtë vendim me anëtarët e familjes mbretërore, po ashtu as me mbretëreshën përpara se lajmi të bëhej i ditur në rrjetet sociale, shkruan BBC .

Ndërkaq, ajo që fshihet pas këtij vendimi është se sipas mediave vendase, ky është një vendim i paprecedent në të gjithë familjen mbretërore, duke e cilësuar si “historia moderne e Harry dhe Meghan”.