Hiseni zgjidhet zëdhënës i LD-së

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se Këshilli Themelues i partisë e ka autorizuar që të vazhdojë bisedimet për formimin e qeverisë së re, përcjell TV21. Mexhiti gjithashtu njoftoi se në mbledhjen e Këshillit si zëdhënës i partisë është zgjedhur Fari Hiseni.

Njoftimi i plotë i Mexhitit:

 

 

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Themelues të Lëvizjes Demokratike, falenderova gjithësecilin për rezultatin e arritur dhe njëkohësisht njoftova anëtarët e Këshillit për rrjedhat politike, hapat e ardhshme dhe procesin e negociatave për Qeverinë e re.

Unanimisht anëtarët e Këshillit Themelues më autorizuan që të vazhdojmë me bisedimet.

Pika e fundit e mbledhjes së djeshme ishte zgjedhja e zëdhënësit të Lëvizjes Demokratike, ku me mbështetje të plotë të anëtarëve të Këshillit Themelues u zgjodh aktivisti Fari Hiseni.