Hiqen fotot e Putinit e Vuçiç në Kosovë

Sveçla: Simboli i vetëm i Serbisë do të jetë ambasada e saj

Këto fotografi të presidentit rus Vladimir Putin, atij serb Aleksandër Vuçiç dhe shumë personaliteteve të tjera të Serbisë të filmuara nga TV Klan ishin të vendosura brenda objektit të komunës së Zveçanit.

Ato janë larguar kur kryetarët shqiptarë të zgjedhur në zgjedhjet e 23 prillit kanë hyrë në objekte të katër komunave veriore të banuara më shumicë serbe.

Gjatë së enjtes në Zveçan janë larguar edhe stendat ilegale të afishimit me simbole dhe imazhe të udhëheqësve të Serbisë e Rusisë.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka thënë se simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit të Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.

Veriu është mbushur edhe me flamuj e simbole të tjera të Serbisë, për të cilat ministri i Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi tha se do të largohen shpejt.

Më 23 Prill serbët kanë bojkotuar zgjedhjet ndërsa në krye të katër komunave kanë ardhur kryetar shqiptarë.

Kjo pati ngjallur pakënaqësi të serbët, protesta dhe eskalim të situatës në këtë pjesë.

Nëpërmjet një peticioni qytetarët në këto katër komuna kanë nisur procedurat për largimin e kryetarëve shqiptar dhe hapjes rrugë zgjedhjeve të reja lokale.

Tv Klan