‘Himni i verës’, kënga “Dale” nga Butrinti, Kida dhe Ledri ka mbledhur 50 milionë klikime

Kida, Butrinti dhe Ledri njihen si një ndër këngëtarët më të dashur të estradës shqiptare, shkruan lajmi.net.

Ata janë mjaft aktiv me projekte muzikore të ndryshme të cilat pëlqehen thuajse çdo herë e më shumë nga publiku shqiptar.

Kënga e re nga artistët “Dale” u lansua pak muaj më parë dhe po pëlqehet mjaft shumë teksa tashmë ka grumbulluar 50 milionë klikime në Youtube.

Këtij lajmi iu gëzuan këngëtarët duke falënderuar të gjithë ata që dëgjuan këngën.