Diplomati amerikan, Christopher Hill po vazhdon dëshminë e tij në Hagë, ku dhe u pyet rreth takimit me Hashim Thaçin në Dejton.
I pyetur nëse Thaçi kishte pranuar propozimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në atë takim, Hill nuk hezitoi të thoshte ‘jo’, transmeton Klankosova.tv.
“Ai shfaqi simpati për atë që po bënim, ai e kuptoi argumentimin e asaj që po bënim, do të thotë që thjeshtë nuk mund të jepet një propozim vetëm për njërën palë, por shqetësimi i tij ishte që nuk ishte në gjendje, në pozitë, të pranonte një propozim që nuk vinte fjalën pavarësi në dokument me terma të qartë”, deklaroi Hill.
Tutje, Hill shpjegoi pse Thaçi nuk po e pranonte propozimin e ShBA-së në atë kohë.
“Ai e tha këtë në dy raste, se po të kthehej në Kosovë duke pranuar propozimin që nuk përfshinte Pavarësinë e Kosovës, ai do të vritej. Nuk e pyeta më tej, se nga kush, si, apo ku, thjesht e kuptova që ai nuk ishte në pozitë për të thënë ‘po’”, u shpreh diplomati.




