Higuain demanton babanë: Nuk e kam ndërmend të pensionohem

Gonzalo Higuain ka demantuar babanë e tij, pasi ky i fundit tha të martën se lojtari do të pensionohet.

34-vjeçari u shpreh se nuk po e mendon një gjë të tillë dhe se është i fokusuar që ta ndihmojë klubin e tij.

“Ishte një keqkuptim në mes meje dhe atij (babait). Unë asnjëherë nuk i kam thënë se do të pensionohem. Ai e keqinterpretoi. Pensionimi mund të ndodh, por është ende larg nga realiteti”, theksoi ai.

“Sigurisht, unë jam afër pensionimit, por ajo kohë ende nuk ka ardhur”, shtoi tutje ai, shkruan lajmi.net

Higuain aktualisht është duke u aktiviziuar tek Inter Miami dhe në 44 paraqitje ka 15 gola.

Reagimet e sulmuesit vijnë pasi babai i tij dje tha se lojtari do të pensionohet më të përfunduar sezoni. /Lajmi.net/