“Higjiena Komuna” Shkup lëshoi ​​100 procesverbale për hedhje të parregullt të mbeturinave në shkurt, më shumë në Çair

Gjatë muajit shkurt 2026, ekipet e Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup grumbulluan dhe transportuan rreth 11 000 tonë mbeturina komunale të përziera nga amvisëritë në territorin e Shkup. Janë larguar edhe 2505 metra kub mbeturina nga deponi të egra të lokalizuara në të gjitha komunat e Shkupit, ndërsa sasia më e madhe e mbeturinave të hedhura në mënyrë të parregullt – 600 metra kub – është ngritur në Komunën e Qendrës, transmeton Portalb.mk.

Eko-patrulla pranë Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup gjatë muajit shkurt përgatiti gjithsej 100 procesverbale për përfaqësues të subjekteve ekonomike dhe persona fizikë që janë kapur duke hedhur mbeturina në mënyrë të parregullt.

Procesverbalet për shkelësit e Ligjit për Pastërti Publike u dorëzuan në komunat në vijim:

Komuna e Çairit – 54 procesverbale
Komuna e Karposhit – 18 procesverbale
Komuna e Aerodromit – 11 procesverbale
Komuna Qendër – 9 procesverbale
Komuna e Gjorçe Petrovit – 6 procesverbale
Komuna e Gazi Babës – 2 procesverbale
“Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup vazhdon me realizimin e eko-ligjëratave dhe punëtorive në shkollat fillore dhe institucionet parashkollore të Shkupit. Përmes eko-edukimit, banorët më të rinj të Shkup njihen me aktivitetet e Ndërmarrjes, edukohen se si të veprojnë drejt dhe me përgjegjësi me mbeturinat komunale, si realizohet seleksionimi primar i mbeturinave dhe si zhvillohet procesi i riciklimit”, thuhet në njoftimin e Higjienës Komunale.

Gjatë muajit të kaluar, 253 nxënës dhe 64 fëmijë nga shkollat fillore dhe kopshtet në komunat Aerodrom, Qendër dhe Çair patën mundësi të ndjekin ligjërata edukative për trajtimin e duhur të mbeturinave dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor. Ligjëratat u zhvilluan në gjuhën maqedonase, shqipe dhe turke.