Hidhet një mjet shpërthyese ndaj policisë në veri: Digjet një pikë statike

Një pikë statike e Policisë së Kosovës është djegur në veri.

Ngjarja ka ndodhur në zonën që njihet si “Tre Rrokaqiejt” rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Lajmin për mediat e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për veriun, Veton Elshani.

Nga ngjarja, nuk ka pasur të lënduar megjithatë ka pasur disa dëme materiale.

Elshani po ashtu ka thënë se pak para mesnatës, pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës kanë tentuar të ndalojnë veturën e drejtuar nga një person.