Het-triku i Haaland – norvegjezi vendos disa rekorde me golat e shënuara sot

Erling Haaland ka shënuar tri gola në ndeshjen ndaj Manchester United.

Ylli norvegjez, Haaland po vazhdon shkëlqimin e tij me Man City. Sulmuesi gjeti sot një tjetër het-trik, kësaj radhe ndaj rivalit lokal, Man United.

Me tri golat e shënuara sot, Haaland ka vendosur disa rekorde, përcjell lajmi.net.

Haaland është bërë lojtari i parë që shënon tre het-trika në tri ndeshje radhazi në shtëpi.

Në vetëm tetë ndeshje të luajtura në Premier League, Haaland ka gjetur tre het-trika.

Po ashtu, me tri gola dhe dy asistime, ai pati përfshirje direkte në pesë gola në derbin e Mançesterit, dhe kjo përkthehet si më së shumti nga ndonjë lojtar brenda një loje, në histori të këtij derbi.

Het-triku i Haaland ndaj United ishte i pari nga një lojtar i City ndaj United, që nga Francis Lee (dhjetor 1970), dhe i treti në total (+Horace Barnes në tetor 1921).

Haaland është në rrugë të mirë për të fituar Këpucën e Artë këtë sezon, ndonëse akoma jemi më 2 tetor.