Heqja e vizave për Kosovën, reagon Berisha: Goditje e rëndë për argatin e Vuçiçit

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tashmë nën arrest shtëpie me urdhër Gjykate, ka përshëndetur Kosovën për liberalizmin e vizave, një arritje sipas tij e merituar, por e vonuar.

Berisha shkruan se Kosova i kishte plotësuar kriteret prej vitesh, teksa e cilëson heqjen e vizave një goditje për Ramën.

“Të dashur miq, Iiberalizimi i vizave sot me 1 janar është një arritje e madhe plotësisht e merituar për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj. Prej vitesh Kosova ka plotësuar çdo kriter për këtë vendim realisht historik.

Por kjo është një goditje e rëndë dhe e merituar për argatin, puthadorin e Vuçiçit, që me urdhër të këtij të fundit do të bëhej i vetmi qeveritar në rajon dhe Europë që pafytyrësisht si armik i egër i qytetarëve të Kosovës dhe lirive të tyre kërcënonte e lobonte për anulimin e këtij vendimi dëshpërimisht edhe pasi ky vendim ishte votuar në Parlamentin Europian.

Një urim të përzemërt për qytetarët e Kosovës për kartolinën më të bukur për vitin 2024 që morën sot nga BE.