Heqja e kartonit të gjelbër do të nënkuptonte shtrenjtim të regjistrimit të veturave, thotë ministrja e Financave

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska-Koçoska në Biznes 21 në TV21 tha se po shqyrtojnë mundësinë që të gjejnë zgjidhje për kartonin e gjelbër, që nuk do të dëmtonte qytetarët, por edhe kompanitë e sigurimit, përcjell TV21. Koçoska tha se heqja e tërësishme e kartonit të gjelbër do të nënkuptonte shtrenjtim të regjistrimit të automjeteve.

“Qytetarëve nuk u intereson heqja, respektivisht vendosja ose heqja e kartonit të gjelbër, sepse që t’ua sqarojmë qytetarëve…Kjo do të nënkuptonte që secili që do të shkojë të regjistrojë automjetin e tij, do të duhet të paguajë karton të gjelbër, pavarësisht nëse del nga shteti ose jo. Detyra e Ministrisë së Financave, siç thash më herët është të mbrojë qytetarët. Ne punojmë në këtë, në gjetjen e zgjidhjeve që do të ishte fer edhe për kompanitë e sigurimit, edhe për qytetarët, por gjithsesi jo në dëm të qytetarëve”, deklaroi Koçoska.