Helikopterët ukrainas sulmojnë depon e naftës në Rusi (VIDEO)

Zyrtarët rusë thonë se dy helikopterë ushtarake ukrainas kanë sulmuar depon e naftës në qytetin rus në Belogord.

Guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov tha se zjarri në depo u shkaktua nga sulmet ajrore nga dy helikopterë ukrainas, pasi kaluan kufirin në një lartësi relativisht të ulët.

Tetë cisterna me karburant janë në flakë në depon e naftës në Belgorod në Rusi dhe ekziston rreziku që zjarri të zhvendoset në tetë të tjera, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti.

Banorët  aty pranë u evakuuan ndërsa zjarrfikësit po merren me flakët, tha ai. Shpërthimi i depos në Rusi vjen dy ditë pas një shpërthimi në një ndërtesë magazinimi armësh.Belgorod ndodhet në veri të kufirit me Ukrainën.

Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për asnjë nga shpërthime. Skynews ka publikuar pamje nga djegia e depos së naftës në rusi, duke cituar median ukrainase NEXTA.

Skynews thekson se video dhe informacionet nuk janë vërtetuat në mënyrë të pavarur.

 

/abcnews.al/