Helikopterët serb në Maqedoni: Sot dëshmohet se sa i rëndësishëm është “Ballkani i Hapur”

Sjellja e katër helikopterëve serbë për shuarjen e zjarreve në Maqedoninë e Veriut, sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, tregon se sa është i rëndësishëm “Ballkani i Hapur”.

“Vetëm pak ditë nga Samiti në Shkup, ku liderët tanë e shprehën nevojën e të gjithë popujve në Ballkan që të jenë më afër njëri – tjetrit dhe në të gjitha format e bashkëpunimit me të vërtetë të krijojmë Ballkan të Hapur, sot tregohet se sa e rëndësishme është ai”, tha Vulin në Staro Nagoriçan, transmeton TV21.

“Ballkani i Hapur” është riemërim i të ashtuquajturit “Minishengeni ballkanik”, i cili e mori këtë emër në takimin e fundit që u mbajt në Shkup mes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në kuadër të këtij takimi, u soll vendimi që të hiqen barrierat kufitare deri në vitin 2023-të./TV21