Përgjegjësit në Stacionin Hekurudhorë në Kumanovë kanë theksuar sot se defektet e sinjalistikës janë zgjidhur dhe rampa është funksionale.
Por, mungesa e traut (rampës) dhe sinjalizimit te kalimi i hekurudhës në hyrje të Sarajit vazhdon të jetë rrezik i përditshëm për jetën e banorëve të fshatrave të kësaj komune, shkruan gazeta LAJM.
Ata që me dekada jetojnë në këto anë, nuk mbajnë mend që ndonjëherë të ketë funksionuar si duhet sinjalistika në këtë hekurudhë.
Ekipi i gazetës LAJM kohë më parë (16.10.2020) ka filmuar kalimin e banorëve dhe makinave mbi hekurudhë në Saraj dhe Kondovë të Shkupit.
Për shkak të rrezikut për të kaluar mbi hekurudhë, prindërit kanë frikë t’i lënë fëmijët e tyre të shkojnë vetë në shkollë.
Situata mbetet e ngjashme edhe sot.
Materialin e plotë për mungesën e traut dhe sinjalizimit te kalimi i hekurudhës në hyrje të Sarajit mund ta ndiqni në videon më poshtë.






