Haziri: Nga e hëna fillojnë masat lehtësuese dhe puna në disa sektorë

Përmes një postimi në Facebook, a ka thënë se ende nuk duhet lejuar grumbullimet e njerëzve teksa ka treguar se në disa sektorë do të kthehet puna.

“#Dita51. Gjilani dhe Anamorava e morën lajmin e mirë sonte. Asnjë rast pozitiv me #Covid19 dhe disa të shëruar. Faleminderit të gjithëve për angazhim, qytetarët për lojalitet dhe bashkëpunim. Nga e hëna fillojmë me masa lehtësuese, por me kujdes të shtuar. Vetizolim, distancim social, pa mysafirë e miq edhe për një kohë”, shkroi Haziri.

Sipas tij, ende ka punë për ta mposhtur Covid-19.

“I kthehemi punës në disa sektorë, por me masa mbrojtëse. Ende kemi punë për ta mposhtur #Covid19. I kemi 20 qytetarë pozitivë në vetizolim, 3 në spital, derisa 2, fatkeqësisht, kanë ndërruar jetë. Pra, mos harroni. #rriNshpi”.