Lutfi Haziri ka deklaruar se deri më 9 nëntor, LDK do të riorganizohet dhe do të angazhohet për të dalë e suksesshme në balotazh.Ai tha se LDK është partia e parë në nivel votash për kuvendet komunale, por synimi kryesor është rikthimi në ekzekutiv.
Sipas tij, puna më e madhe është fuqizimi i LDK-së në Gjilan dhe Suharekë, ku synojnë të konfirmohen si partia e parë.“Deri më 9 nëntor, natyrisht që do të riorganizohemi dhe do të angazhohemi që të dalim të suksesshëm në balotazh. Ajo që në këtë fazë politike ne e kemi vlerësim, LDK-ja del partia e parë me votë politike për kuvende komunale, për ulëset e asamblesë komunale, por puna më e madhe dhe interesi i qytetarëve është që ta shohin rolin e partisë në ekzekutiv”, tha Haziri.
“Punën më të madhe që ne do ta bëjmë, është që në balotazh me fuqizu dhe me rikthy LDK në Gjilan dhe Suharekë dhe me u konfirmu në këto komuna ku jemi partia e parë”, shtoi ai për GazetaBlic.
Kosovë-Shqipëri Haziri: LDK-ja e para për ulëset në asamble, do të jemi të...