Haziri: Kosova humbi dy momente për të detyruar Serbinë të ndryshojë Kushtetutën e saj

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka kritikuar Qeverinë Kurti, se ka humbur dy momente të krijuara nga lufta në Ukrainë dhe konflikti i Izraelit në Gazë për t’i dhënë fund problemit të statusit të saj me Serbinë.

Ai thotë për Zërin e Amerikës, se përkundër vëmendjes së përqendruar në Ukrainë dhe në konfliktin e Izraelit në Gazë, Kosova mbetet ende prioritet i lartë për bashkësinë ndërkombëtare, transmeton klankosova.tv.

”Kosova po vonohet… Kjo qeveri ka humbur, dy momente të mëdha, ka humbur mundësinë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, obligative ligjore, ku Serbia të detyrohet të shqyejë faqen e parë të Kushtetutës në raport me Kosovën”. deklaroi zoti Haziri.

”Tani Serbisë po i kërkohet njohje indirekte. Së paku, në këtë shkallë duhet të maksimalizohet prapë interesi i Kosovës. E ai është një hap i madh, që Kosova duhet ta bëjë”.