Hazard për situatën te Real Madridi: Dua të luaj më shumë

Eden Hazard ka folur për situatën që është duke e kaluar te skuadra e Real Madridit.

Belgu, ndër të tjera, tha se dëshiron që të luajë më shumë, pasi nuk është i kënaqur me minutazhën që po e ka te “Los Blancos”.

“Është një situatë delikate pasi dua të luaj më shumë. Ndihem mirë te Real Madridi, por e di se çka mund të bëj kur luaj”, tha fillimisht ai.

“Kisha momente të vështira kur luaja, por edhe kur nuk luaja”, përfundoi Hazard.

Belgu duket se e ka lënë pas periudhën e gjatë me lëndime, teksa po fokusohet që të ketë më shumë minuta për “Los Blancos”.

Gjatë këtij sezoni ai është aktivizuar në tri ndeshje, në La liga.