Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se disa pika nga marrëveshja e nënshkruar në Washington ditë më parë nuk janë në përputhje me Kushtetutën.




Sipas saj janë pika shtatë dhe 15 në të cilat kontestohet sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit.
“Në pikën shtatë përmendet studimi i fizibilitetin për ndarjen e Liqenit të Ujmanit, i cili ndodhet 80 përqind në territorin e Kosovës. Integriteti dhe sovraniteti janë elemente themelore të ekzistimit të shetit të Kosovës”, ka thënë Haxhiu, njofton Klan Kosova.
“Në pikën 15 theksohet edhe moratoriumi njëvjeçar ku Kosova heq dorë nga vetvetja nga pavarësia dhe me këtë pikë synohet suspendimi dhe pezullimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Ky moratorium do të krijojë pasoja të rënda për Kosovën”.
Haxhiu në konferencë ka thënë se nuk bëhet fjalë për nënshkrim të marrëveshjes ndërkombëtare por vetëm për zotime të nënshkruara nga Avdullah Hoti të cilin ajo e quan kryeministër me mandat të kontestuar.