Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, nuk kanë dashur që të takohen me zyrtarët e kësaj ministrie të cilët e kanë vizituar Gjykatën Speciale në Hagë këtë vit.
Ajo theksoi se këta zyrtarë janë takuar vetëm me Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin dhe Hysni Gucatin, transmeton Klankosova.tv.
“Zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë e kanë pasë një vizitë në Gjykatën Speciale, ne kemi qenë në vizitë i kemi vizituar, përveç zotit Thaçi dhe zotit Veseli të cilët nuk kanë dashur që t’i takojnë përfaqësuesit e MD-së. Mirëpo kemi takuar Rexhep Selimin, Jakup Krasnitin dhe Hysni Gucatin. Thaçi dheVeseli nuk kanë dashur të takohen”, ka thënë Haxhiu për RTV Dukagjinin.