Haxhiu: Nuk kam përmendur ndikimin e Serbisë në burgjet e Kosovës, e thanë PDK-ja dhe ca analistë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhu, pas intervistimit nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ka thënë se ky organ i drejtësisë më shumë merret me deklarimet e saja se sa me punët që i takojnë.

Ajo, në një konferencë për media, ka deklaruar se e pati një pyetje shokuese nga prokurori i rastit, për të cilën thotë se ashtu është deklaruar Partia Demokratike e Kosovës dhe disa analistë politikë në emisione televizive.

“Më habit fakti që Prokuroria zgjohet pas reagimit tim në rrjetin social Facebook sepse është dashtë të jetë vigjilente në vazhdimësi për tendencat e Serbisë për ta destabilizuar Kosovën dhe rajonin. Poashtu, sulmeve të vazhdueshme terroriste siç ishte rasti i Basnjkës dhe sulmi në Ujman, siç duket prokuroria zgjohet vetëm nga deklaratat e mia, si duket prokuroria më shumë rri në profilet e mia në rrjete sociale se sa që merret me punët dhe përgjegjësit që i ka”.

“Poashtu, është për t’u duartrokitur që më përcjelli me vëmendje edhe në studio televizive. Kjo ka mundur të mbyllet ndryshe, unë jam ministre e Drejtësisë, udhëheqi një institucion të Qeverisë së Republikës së Kosovës, pas reagimit tim në Facebook, ka qenë e udhës të më ftojë në kuadër të bashkëpunimit institucional, por përpjekjet e tyre me autorizim të policisë tregojnë shumë për qasjen që kanë, por edhe motivet që mund të kenë, nuk dua t’i paragjykoj sot, është e habitshme dhe shokuese se njëra nga pyetjet që më është parashtruar sot është ‘Çka ke menduar me ndikimin e Serbisë në burgjet e Kosovës?’”.

“Ju lutem sot mundeni të hyni në rrjetin tim social Facebook, nëse kam përmendur ndikimin e Serbisë në burgjet e Kosovës është shpifje dhe thashethem këtë e ka thënë PDK edhe sa ca analistë, unë asnjëherë nuk kamë thënë, këtë e ka thënë PDK në konferencë për media, dhe ca analistë që qëllimshëm kanë keqinformuar opinionin për deklarimin tim. Prokurori duket se nuk e ka lexuar fare deklarimin tim, por atë se çfarë ka thënë PDK dhe disa analistë”, ka thënë Haxhiu. /Klankosova.tv