Haxhiu konfirmon arrestimin e Naim Murselit: U përpoq ta fshihte krimin duke thënë që ishin cak i grabitjes

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se njëri nga të arrestuarit për vrasjen e Liridona Murselit është bashkëshorti i saj, i cili sipas dyshimeve ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje.

Haxhiu, ka vlerësuar angazhimin e policisë dhe prokurorisë për sqarimin e rrethanave dhe për zbardhejn e këtij krimi të rëndë, njofton Klankosova.tv.

“Me punë intesive, angazhim dhe bashkëpunim ndërmjet policisë dhe prokurorisë, janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vrasjen e gruas në Prishtinë. Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili sipas dyshimeve ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje”, shkroi Haxhiu.

“Vlerësoj lartë angazhimin e policisë dhe prokurorisë për sqarimin e rrethanave që shpiejnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë që mori jetën e të ndjerës Liridonës. Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë”.