Haxhiu: Aktakuza ndaj Hajdarit është e motivuar politikisht

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka thënë se hetimet ndaj ministres në detyrë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, “janë të ndikuara”, ndërsa aktakuza për rezervat shtetërore “e motivuar politikisht”.

Sipas Haxhiut, kjo është tendencë për njollosje imazhi.

“Kjo aktakuzë është e motivuar politikisht, pa asnjë bazë reale dhe dukshëm e qëllimshme. Ministrja ka bërë gjithçka që ka qenë në dorën e saj për të mbrojtur interesin e vendit dhe për të siguruar që Kosova të ketë rezerva shtetërore, ndryshe nga qeveritë e kaluara, të cilat kishin lënë vendin pa rezerva. Është e qartë se ekziston një tendencë për të njollosur figurën e saj”, ka shkruar Haxhiu.