Harta e Kosovës bëhet ‘e kuqe’ nga fitorja e Vetëvendosjes, ja partitë e tjera

Në një hartë të publikuar me ngjyra sipas rezultateve të zgjedhjeve, nga ngjyra e kuqe që përfaqëson Vetëvendosjen, e gjithë Kosova është ‘skuqur’.

Një ngjyrë hiri kanë marrë komunat me shumicë serbe të fituara nga Lista Serbe, dy nga PDK-ja, një nga AAK-ja dhe një nga partia turke e Kosovës.

Në këtë hartë, LDK-ja nuk figuron askund.

Numri i komunave ku partitë prijnë:

– Lëvizja Vetëvendosje: 24 komuna
– Lista Serbe: 10 komuna
– Partia Demokratike e Kosovës: 2 komuna
– Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: 1 komunë
– Partia Demokratike Turke e Kosovës: 1 komunë

Ndryshe, në zgjedhjet e djeshme, Vetëvendosja fitoj bindshëm me 49% të votave.