Lojtarët e Bayern Munich duhet të ndjekin një rregull të rreptë të veturave dhe ka pasoja nëse nuk e bëjnë këtë.
Klubi ka një partneritet me Audi, dhe që nga viti 2002, lojtarët marrin një veturë falas.
Por ka një rregull kryesor – ata duhet ta çojnë atë në stërvitje, ndeshje dhe ngjarje të tjera të lidhura me klubin. Ata duhet të zgjedhin modelin dhe të marrin makinat e tyre në një ngjarje në Ingolstadt.
Këtë sezon, 12 yje të Bayernit, përfshirë Thomas Muller, Joshua Kimmich dhe Leroy Sane, zgjodhën Audi RS e-tron GT me vlerë 130,000 euro. Megjithatë, nënshkrimi i ri, Harry Kane, shkoi për një e-tron të zi Q8 me vlerë 60,000 euro, sepse kishte nevojë për një makinë familjare.




