Haradinaj: Ushtria e Kosovës vazhdon të jetë institucioni më i besueshëm në Kosovë

Kosovo's Prime Minister Ramush Haradinaj talks during an interview withe Reuters in Pristina, Kosovo, October 16, 2017. REUTERS/Hazir reka

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Ushtria e Kosovës vazhdon të jetë institucioni më i besueshëm në vend.

Kreu i AAK-së thotë se është shumë i rëndësishëm anëtarësimi i Ushtrisë së Kosovës në NATO.

“Sot, në “Ditën e Forcës”, e themi me zë të lartë sa i rëndësishëm është për për sigurinë në Kosovë e rajon, si dhe për paqen në botë, anëtarësimi i Kosovës në NATO. Dyert e hapura sot në FSK, mundësojnë me kuptu për jetën ushtarake, sukseset e vajzave dhe të djemve ndër më të mirët e atdheut, të cilët me përkushtim e vendosmëri janë në ballë të mbrojtjes të lirisë së fituar me sakrificë e të paqes po ashtu”, thotë ai.

Tutje, ai ka shkruar urime “Dita e Forcës”, Kosovë.

Ndryshe, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, të hënën, më 27 nëntor, duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 13:00 organizojnë “Ditën e hapur”.

“Në këtë ditë festive, të gjithë qytetarët janë të mirëpritur në të gjitha kazermat e FSK-së, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku do të ekspozohen pajisje, armatime, demonstrime si dhe aktivitete të ndryshme, që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së”, thuhet në njoftim.