Haradinaj uron 8 Marsin krah nënës dhe gruas

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ndarë me ndjekësit e tij, një fotografi krah nënës dhe gruas së tij.

Bashkë me fotografinë, Haradinaj ka uruar gratë për 8 Marsin, njofton Klankosova.tv.

“Shumë dashuri, përkrahje e barazi! Urime 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas”, ka shkruar kreu i AAK-së.