Haradinaj: Taksa i takon të kaluarës, kthimi i saj është i vështirë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit me presidentin Hashim Thaçi ka komentuar zëvendësimin e tarifës me reciprocitet. Haradinaj tha se kthimi i saj është i vështirë.

“Taksa i takon t ë kaluarës, taksa është heq, kthimi i taksës është i vështirë, duhet me pas një shumicë që beson në taksë, e atë shumicë nuk besoj që ka një qeveri e ardhshme, AAK nuk ka ndryshuar qëndrim në këtë temë, por është çështje e të kaluarës”, tha Haradinaj.