Haradinaj: Sakrifica e heronjve është udhërrëfyesi më i mirë për ne

Kosovo's Prime Minister Ramush Haradinaj talks during an interview withe Reuters in Pristina, Kosovo, October 16, 2017. REUTERS/Hazir reka

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij, Myrtë Zeneli në 25-vjetorin e rënies heroike. Haradinaj ka kujtuar edhe bashkëluftëtarët Faruk Elezaj, Arben Krasniqi, Xhezair Syla, Qaush Fazlija dhe Isuf Morina.

“Sot, me krenari kujtuam dhe nderuam të rënët, që ranë heroikisht në këtë betejë. Në atë ditë, u përjetësua njëri ndër luftëtarët e parë të UÇK-së, Myrtë Zeneli, emrin e të cilit me krenari në fitore të njëpasnjëshme nëpër beteja do ta mbante Brigada 132 e ZO të Dukagjinit, si dhe bashkëluftëtarët Faruk Elezaj, Arben Krasniqi, Xhezair Syla, Qaush Fazlija dhe Isuf Morina”, ka thënë mes tjerash Haradinaj.

Po ashtu, Haradinaj ka bërë të ditur se ka marrë pjesë edhe në zbulimin e shtatores së Faruk Elezajt në qytetin e Klinës.

“Në po të njëjtën ditë, u përjetësua Arben Haliti, emrin e të cilit e mbajti Brigada 112 e ZO të Drenicës. Bashkë me miq e bashkëluftëtarë morëm pjesë në zbulimin e shtatores së heroit, Faruk Elezaj, ku sot u përjetësua në bronz në qytetin e Klinës, me ç’rast theksuam kontributin e tij për lirinë e Kosovës”.

“Përulemi para sakrificës së të rënëve për liri. Sakrifica e tyre është udhërrëfyesi më i mirë për ne, në angazhimet tona për shtetin siç e ëndërruan ata. Lavdi e përjetshme!”, ka thënë Haradinaj.