Ai e ka akuzuar qeverinë në largim të drejtuar nga Albin Kurti për vendime arbitrare dhe antikushtetuese.
Andaj, sipas tij, është i domosdoshëm ndryshimi rrënjësor i mendësisë së ekzekutivit.
“Në katër vitet e fundit jemi dëshmitarë të një qeverisjeje që në mënyrë të përsëritur ka cenuar dhe shkelur Kushtetutën, qoftë përmes vendimeve arbitrare e antikushtetuese, qoftë përmes mospërfilljes së hapur ndaj saj. Është i domosdoshëm një ndryshim rrënjësor i mentalitetit qeverisës, një kthesë drejt një qeverisjeje që respekton Kushtetutën jo vetëm në letra, por në çdo vendim dhe veprim, që e sheh ligjin si instrument për të shërbyer qytetarëve, e jo për t’i sunduar ata”, ka shkruar ai në Facebook.