Haradinaj pajton familjet e ish-zyrtarëve të PDK-së që u vranë në Pejë në prag të zgjedhjeve të 17 tetorit

Familjet e dy ish-zyrtarëve të PDK-së në Pejë që u vranë në prag të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit janë pajtuar, njofton Klan Kosova.

Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj kishin mbetur të vdekur pas një incidenti me armë zjarri shtatorin e vitit të kaluar, derisa i plagosur kishte mbetur vëllai i Astrit Ademajt.

Astrit Ademaj ishte kandidat i PDK-së për Pejën për zgjedhjet e 17 tetorit, ndërkohë Blerand Kadrijaj ishte ish-kandidat i PDK-së për Deçan.

Pajtimin e familjeve Ademaj dhe Kadrijaj e ka ndërmjetësuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili edhe e ka postuar një video nga kjo ngjarje në profilin e tij në Facebook.