Haradinaj: Moskoordinimi i Kurtit me SHBA-në, ka rrezikuar interesin nacional

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në mbledhjen e Kryesisë së partisë, ka diskutur për zhvillimet politike dhe përmbajtjen e vizitës së Ramush Haradinajt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Haradinaj tha se Qeveria Kurti ka dështuar në ndërtimin e një strategjie e cila do e vendoste Kosovën në pozitë të favorshme në raport me Serbinë.

Sipas tij, mos koordinimi me aleatët tanë, veçmas me Amerikën, ka rrezikuar interesin nacional të vendit dhe gjitha të arriturat e deritanishme të shtetit.

“Ishte dakordim i përbashkët që zhvillimet politike në vend janë në momentet më vendimtare për shtetin tonë. Qeveria Kurti ka dështuar në ndërtimin e një strategjie e cila do e vendoste Kosovën në pozitë të favorshme në raport me Serbinë. Mos koordinimi me aleatët tanë, veçmas me Amerikën, ka rrezikuar interesin nacional të vendit dhe gjitha të arriturat e deritanishme të shtetit”.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës insiston në marrëveshjen përfundimtare për njohje të ndërsjellë me Serbinë”, ka thënë Haradinaj./Telegrafi/