Haradinaj: Me shqetësim e mora lajmin për tërmetin në Japoni

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, tha se lajmin për tërmetin në Japoni e ka pranuar me shqetësim.

“Me shqetësim e mora lajmin për tërmetin 7.6 ballësh që ka goditur shtetin mik dhe aleat të Japonisë”, shkroi ai në Facebook.

“Mbes me shpresë që fatkeqësia e ndodhur të kalojë me sa më pak dëme. Mendja jonë është me popullin dhe shtetin japonez!”, shtoi Haradinaj.