Haradinaj: Mbështesim cilëndo qeveri, përpos Kurtit

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij nuk do e mbështesë një qeveri tjetër të udhëhequr nga Albin Kurti.

Haradinaj deklaroi në T7 se cilido nga opozita do ta ketë ndihmën e AAK-së, kur u pyet për Hamzën e Abdixhikun.

“Nuk kemi kushte. Unë e kam nderin të jem i kandiduar për kryeministër, por cilido që udhëheqë me qeverinë do ta ketë ndihmen time. Unë duhet të sqaroj që nuk mbështesim Kurti 3 ose 4”, theksoi ai transmeton Klankosova.tv.

Ai thekson se edhe pas zgjedhjeve të 9 shkurtit ishte i hapur për bashkëpunim me partitë opozitare, mirëpo mungesa e numrave ia mundësoi VV-së zvarritjen e institucioneve dhe humbi pastaj edhe interesimi për qeveri të ish-opozitës.

Zgjedhjet e reja do të mbahen më 28 dhjetor, dhe kreu i pari i Aleancës për Ardhmërisë së Kosovës tha se beson se ish-opozitarët do të jenë fitues./ Klankosova.tv.