Haradinaj: Kushtetuta po cenohet nga Qeveria e shkarkuar

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës, për kufizimin e lëvizjes.

Ai ka thënë se Kushtetuta e vendit duhet të mbrohet nga cenuesit e saj e që sipas tij Qeveria e shkarkuar është cenuesi kryesor i saj.

Ai ka thënë se qytetarit të Kosovës i është shkelur e drejta në bazë të specifikave dhe i është pamundësuar të kryej detyrat bazike në kohën e caktuar prej 1 orë e 30 minuta.

Shkrimi i plotë i Haradinajt:

Kushtetuta e vendit të mbrohet nga cenuesit e saj. Qeveria e shkarkuar është cenuesi kryesor i saj. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese kjo qeveri është recidiviste në shkelje.

Vendimi për këtë kufizim nuk ështe një vendim që i përket specifikave të vendit tonë. Ky vendim e bënë të pamundur zbatimin e tij nga institucionet.

Qytetarit i është shkelur e drejta në bazë të specifikave dhe i është pamundësuar të kryej detyrat bazike në kohën e caktuar prej 1 orë e 30 minuta.

E ftojmë qeverinë e shkarkuar ta respektoj Kushtetutën dhe t’i zbatojë ligjet në vend.

RH