Haradinaj, Kurtit: Ti i je dorëzuar regjimit serb pa rezistencë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ishte dorëzuar regjimit serb pa rezistencë, gjatë luftës në Kosovë.

Haradinaj ka kërkuar nga Kurti, që policëve t’ua plotësoj kushtet.

“Pjesëtarët e Njësisë Speciale që ti sot i fyen, më 24 shtator nuk u dorëzuan, por luftuan duke i mposhtur me turp terroristët e sponzorizuar nga Serbia”, tha Haradinaj.

“Andaj, mos e fyej Policinë sepse e dimë se kush je! Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë”, theksoi ai.