Haradinaj: Kurti është mashtrues, Kosovën po e mban peng

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur mashtrues kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, teksa tha se ai po e mban peng Kosovën.

Haradinaj u shpreh para mediave të enjten se qytetarët po e paguajnë çmimin “që i kanë besuar një mashtruesi”, teksa tha se bllokada institucionale duhet të marrë fund.

“…Mashtruesi, për fat të keq po e paguajmë çmimin që i kemi besuar një mashtruesi. Për mua s’është befasi. Edhe kjo situatë duhet të marrë fund. Mashtruesi s’mundet pa kufi të tallet me një vend. Po e mban peng Kosovën e kjo s’bën të shkojë pakufi. Takimet e përrallat e tij janë hajgare. Një njeri po e mban peng Kosovën. S’jam i befasuar. Le të mbushen mend një herë e përgjithmonë”, ka thënë Haradinaj.