Haradinaj: Kurti bëri mirë që refuzoi takimin e 11 majit

Kryetari i AAK-së në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përshëndetur vendimin e kryeministrit Albin Kurti për refuzimin e takimit të 11 majit në Bruksel.

Ish-kryeministrit i Kosovës Haradinaj ka thënë se praktika e dakordimit Bruksel – Beograd, duke nxjerrë Kosovën para aktit të kryer, nuk do të pranohet asnjëherë nga Kosova.

Ky është statusi i tij i plotë:

Refuzimi i Kryeministrit Kurti të takimit të 11 majit është i drejtë.

Ai takim ishte caktuar nga Borell e Vuçiq pa konsultim me palën kosovare. Takimet e formatit të tillë, duhet paraprakisht të dakordohen me institucionet e Kosovës.

Praktika e dakordimit Bruksel – Beograd, duke nxjerrë Kosovën para aktit të kryer, nuk do të pranohet asnjëherë nga Kosova.