Haradinaj kujton sulmin e dytë mbi Jasharajt: Armiku u kthye gjithëherë me turp nga Prekazi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar sulmin e dytë mbi familjen e komandantit legjendar Adem Jashari, që ndodhi më 22 janar 1998-të.

Haradinaj tha se trimëria e tyre frymëzoi shqiptarët për luftë deri në çlirim.

“Jasharajt i dhanë emër sakrificës për liri. Kjo familje gjithmonë u nda me lavdi, e armiku gjithëherë u kthye me turp nga Prekazi”, tha Haradinaj.