Haradinaj kujton kohën kur Millosheviqi mbështetej nga iranianët: Mbështesim fuqishëm sulmet ajrore të Amerikës mbi kapacitetet bërthamore

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar 24 marsin e vitit 1999, ku Amerika nisi fushatën ajrore kundër regjimit të Millosheviqit, raporton GazetaBlic.

Haradinaj tutje shton se, regjimi i Millosheviqit në atë kohë mbështetej edhe nga regjimi iranian, teksa shton se, i mbështet fuqishëm sulmet ajrore mbi kapacitetet bërthamore të regjimit iranian dhe angazhimin e Presidentit Trump dhe të Amerikës për paqe dhe siguri në botë.

E plotë:

Më 24 mars 1999, shtetet aleate të udhëhequra nga Amerika nisën fushatën ajrore kundër regjimit të Millosheviqit.

Në atë kohë, regjimi i Millosheviqit mbështetej nga një koalicion regjimesh shtetërore, përfshirë edhe regjimin iranian, në planet e tij gjenocidale kundër shqiptarëve të Kosovës. Sulmet ajrore të Amerikës dhe të aleatëve mbi caqet serbe ndalën regjimin e Millosheviqit dhe shpëtuan popullin tonë.

Mbështesim fuqishëm sulmet ajrore mbi kapacitetet bërthamore të regjimit iranian dhe angazhimin e Presidentit Trump dhe të Amerikës për paqe dhe siguri në botë.