Haradinaj kujton civilët e vrarë në Masakrën e Poklekut dhe në Çikatovë të Vjetër

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në 25-vjetorin e masakrës së drejtësia nuk është vendosur edhe ps 25 vjetësh.

“Me dhembje në zemër, duke e ditur se drejtësia ende nuk është vendosur, 25 vjet pas Masakrës në Poklek të Drenicës, kur gjurmët e gjakut në bodrumin e Fadil Muqollit ende janë të freskëta, kujtojmë jetët e pafajshme të humbura e të rrëmbyera nga ata që tentuan të zhbijnë qenien dhe ekzistencën popullit shqiptar”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se më 17 prill 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan mbi 54 anëtarë të familjes Muqolli dhe Elshani, shumica prej tyre gra, pleq dhe fëmijë, duke filluar prej foshnjave 6 muajshe e deri te pleqtë 75 vjeçar.

“Në të njëjtën ditë, u vranë edhe 24 shqiptarë civilë në fshatin Çikatovë e Vjetër. Duke kërkuar drejtësi për të rënët, qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!”, përfundoi kryetari i AAK-së.