Haradinaj: Kapja e institucioneve të pakapura është qëllimi i Kurtit – Ftesat ndaj opozitës janë vetëm kamuflazh politik

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se Kurti po e zbaton qëllimin e tij, që sipas tij është kapja e institucioneve të mbetura të pakapura, raporton GazetaBlic.Haradinaj në një intervistë për GazetaBlic, thotë se angazhimi i fundit i Kurtit në institucione si RTK dhe Komisioni i Pavarur i Mediave, si dhe ndërhyrjet në gjyqësor, sipas tij, tregojnë një strategji të qartë për kontroll institucional.

Ai gjithashtu ngriti shqetësime për punësimet në sektorin publik, duke pretenduar se ato po bëhen mbi baza familjare dhe partiake, ku shton se ky fenonmen tani është bërë i zakonshëm.“Mendoj që Kurti po e zbaton atë që e ka qëllim, pra kapjen e institucioneve të mbetura të pakapura, e keni vrejt angazhimin e tij rreth RTK-së, komisionit të pavarur të mediave dhe gjygjsorit në të gjitha nivelet por edhe punësimet që po ndodhin, gruaja e këtij, motra e atij, balldëzka e krejt ministrat tash po dalin sepse është bërë dicka e zakonshme me i punësu familjarët”, tha ai.
Sipas Haradinajt, ftesat e fundit të Kurtit për përfshirjen e opozitës në takime, janvë vetëm si një kamuflazh politik, duke theksuar se afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit po afron dhe vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve.“Dhe besoj që ai po i shfrytëzon këto takimet ose ftesën për disa nga opozita vetëm si kamufllazhë se kanë mbetë vetëm edhe 10 ditë, ju e dini që me 28 mbyllet afati, pra jemi në zgjedhje dhe kjo është strategjia e tij”, shtoi ai.

Tutje, ai ka kritikuar kryeministrin Kurti për kandidimin e Konjufcës për president, duke theksuar se zgjedhja e një zyrtari aktual të lartë qeveritar për këtë post e bën të gjithë procesin “një farzë politike”.“Nuk ka ndryshe si, shiheni për me e kuptu sa fallco është e gjitha kjo që po ndodh, kandidati i tij për president është zëvendës kryeminstër i tij dhe është ministër i jashtëm, pra merre me mend thu se nuk pat Kosova njerëz të tjerë edhe e gjithë kjo është një lloj farze që po e vazhdon me iu hedhë faj të tjerëve për punën që ai nuk e kryen”, u shpreh ai.

Haradinaj theksoi se një marrëveshje politike për institucionet kyçe, përfshirë presidencën, do të duhej të ishte arritur më herët, qoftë në momentin e formimit të qeverisë apo gjatë miratimit të buxhetit.“Është dashtë një koalicon politik, kur është bërë qeveria edhe për presidentin pra me u merr vesh forcat politike për të gjitha institucionet ose kur është votu buxheti por jo kjo qasja e këtillë e tashme e një loje me fjalë, me ftesa, me atë me këtë, është krejtësisht një mashtrim tipik i tij”, përfundoi Haradinaj për GazetaBlic.